Ujë me bretkosa dhe ndryshk për banorët e Suhës, depot nuk pastrohen

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.08.2025, 15:09

Një banor i fshatit Suhe në njësinë administrative Qendër Libohovë në Bashkinë Libohovë, i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar gjendjen skandaloze në të cilën janë lënë depot e ujit që shërbejnë për të furnizuar me ujë të pijshëm për banorët e zonës.

Në pamjet që ai ka dërguar deket qartë degradimi që këto depo uji kanë pësuar ndër vite, pasi në disa pjesë ato janë çarë, ndërkohë që linjat përcjellëse të ujit kanë degraduar. Depot nuk mbahet mend kur janë pastruar për herë të fundit, ndërkohë që kapakët e tyre janë komplet të hapur, duke rritur mundësinë e veprimeve keqdasëshe ndaj banorëve.

Çdokush mund të shkojë te burimi i ujit dhe të hedhë brenda tij substanca të rrezikshme.

Banorët tregojnë se uji është me ndryshk, dhe këto depo kanë nevojë për pastrim të menjëhershëm. Ky burim është e vetmja mundësi furnzimi me ujë për banorët e zonës, por duket se bashkia Libohovë e Leonard Hides, nuk është fare e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e banorëve.

Kjo eshte situata e depove te ujit te pishem ne fshatin Suhe bashkia Libohove,” shkruan denoncuesi.

Mbetet për t’u parë nëse Leonardi do të shqetësohet për shëndetin e qytetarëve që e votuan, apo do të vazhdojë i pashqetësuar pushimet e tij, duke mos e vrarë mendjen për pasojat e kësaj situate që ka vite që kërcënon me qindra jetë njerëzish.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit