Shqiptari mban peng ish-bashkëshorten dhe fëmijët e mitur: Arrestohet nga policia

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.08.2025, 09:47

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin italian të Gubbios. Një 53-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga forcat e rendit italiane pasi mbante peng në banesën e tij ish-bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, 7 dhe 11 vjeç, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre.

Operacioni u realizua gjatë natës së kaluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Peruxhias dhe nisi pas një sinjalizimi të ardhur nga autoritetet shqiptare përmes rrjeteve konsullore. Sipas njoftimit zyrtar, Policia Shqiptare kishte marrë informacion se një shtetas shqiptar po i mbante me forcë në Itali ish-bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Në bashkëpunim me Shërbimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë në Romë, Karabinierët e Gubbios organizuan një operacion të menjëhershëm për lokalizimin e autorit dhe shpëtimin e viktimave. Vetëm një orë pas nisjes së operacionit, policia ndaloi një automjet të dyshimtë që drejtohej nga 53-vjeçari. Brenda ndodheshin gruaja dhe fëmijët, në një gjendje të rënduar psikologjike.

Sapo panë uniformat blu, gruaja dhe një prej fëmijëve kërkuan ndihmë, duke konfirmuar dyshimet fillestare dhe duke çuar në arrestimin e menjëhershëm të autorit. Hetimet treguan se burri e kishte mashtruar ish-bashkëshorten për të ardhur në Itali më 30 korrik, por sapo ajo mbërriti, ia kishte marrë pasaportat dhe celularët, duke e ndaluar të largohej me fëmijët.

Përveç dhunës dhe privimit të lirisë, ndaj të arrestuarit rëndon edhe akuza për mbajtje të paligjshme të një thike. Ai është dërguar në burgun e Peruxhias me urdhër të Prokurorit të çështjes, ndërsa viktimat janë vendosur në një strukturë të sigurt nën mbrojtje të plotë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe për të verifikuar nëse ndaj të dyshuarit ekzistojnë raste të mëparshme të dhunës në familje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit