Theu xhamat e Bashkisë Korçë dhe sfidoi Ramën, Çekiçi 14 ish-futbollist dhe reper

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.08.2025, 09:52

Një incident i pazakontë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku Kostandin Dramolli, 26 vjeç, goditi godinën e Bashkisë, duke thyer xhamat në shenjë revolte kundër aksionit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike.

Ngjarja u transmetua “live” në rrjetet sociale nga vetë i riu, i cili gjatë videos shfaqet duke ofenduar kryeministrin Edi Rama dhe duke thënë: “Edi Rama, shiko si sulmohet bashkia” dhe “Ke bërë shumë gabim kur shkatërrove lagjen 14.”

Revolta e tij erdhi pas prishjes së disa strukturave në lagjen nr. 14, ku ai banon. Kostandin Dramolli është ish-portier i njohur në futbollin shqiptar, me një karrierë që përfshin ekipe si Skënderbeu ku është shpallur kampion me ekipin U-19 si dhe Bylisi, Pogradeci, Pierikos në Greqi dhe së fundmi Maliqi.

Pas tërheqjes nga sporti, ai është përfshirë në skenën e muzikës “rap”, duke marrë emrin artistik “Çekiçi 14”, një pseudonim që e lidh me zonën ku ka jetuar dhe me identitetin e tij rebel. Incidenti i djeshëm ka ngjallur reagime të shumta në rrjet. Ish-portieri rezulton edhe më parë i dënuar nga gjykata me burg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit