Banori i Tiranës: Gangsterët bllokojnë parkingun, policia nuk përgjigjet

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.08.2025, 08:54

Një banor i pallatit në rrugën “Jordan Misja”, pranë pallateve të Sadri Abazit, ka denoncuar në redaksi për abuzimin që po ndodh me parkingun e përbashkët të pallatit të tij. Sipas tij, disa individë, vendosin zinxhirë që bllokojnë hyrjen dhe daljen e makinave nga parkingu, duke shkaktuar kaos për banorët.

Pavarësisht se ka njoftuar policinë për disa herë, banori shton se nuk ka marrë asnjë përgjigje për situatën që po vazhdon prej disa kohësh. Sipas tij, një grup individësh që mbajnë një bar kafe në këtë zonë janë përgjegjës për krijimin e këtyre pengesave.

Denoncimi

Përshëndetje, gangsterët e lagjes vendosin zinxhirë dhe bllokojnë parkingun e përbashkët te pallatit, ne rruge Jordan Misja, te pallatet e Sadri Abazit, ju lutem shpërndaheni: Anonim ju lutem. Janë disa çuna që kanë një bar kafe. Hapësira është e gjithë pallatit. Po e kemi njoftuar policinë dhe asnjë përgjigje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit