Itali, ndërron jetë në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.08.2025, 08:30

Një aksident i rëndë në vendin e punës ka marrë jetën e një të riu nga Kosova në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë. Viktima është Pashtrik Krasniqi, 21 vjeç, i cili humbi jetën pasi u godit nga rryma elektrike teksa po çmontonte skela në një lartësi prej gjashtë metrash, pas përfundimit të punimeve në një ndërtesë në zonë.

Sipas raportimeve të para, i riu dyshohet se ka prekur aksidentalisht një kabllo elektrike me pulpën e këmbës, duke pësuar një goditje fatale nga tensioni i lartë. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të tragjedisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit