Sherr me thika në Vlorë, përfundojnë në spital dy persona

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.08.2025, 22:18

Një konflikt mes dy personave ka degjeneruar në përdorimin e një mjeti prerës mbrëmjen e sotme në lagjen “Pelivan Leskaj” të Vlorës, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë nisur si një grindje e çastit mes tyre, e cila përshkallëzoi në dhunë fizike dhe përfundoi në përdorimin e një thike.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe në ambientet e spitalit, ndërsa arma e ftohtë është sekuestruar, dhe dy personat e dyshuar do të shoqërohen në komisariat për veprime të mëtejshme pas marrjes së mjekimit në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të konfliktit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit