Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Gramshit, ku janë përfshirë dy automjete.
Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë një nga mjetet të dëmtuar rëndë në pjesën e përparme, ndërsa dëshmitarë nga vendngjarja raportojnë për persona të plagosur, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se mes të plagosurve ndodhet edhe një i mitur, por gjendja e tyre shëndetësore mbetet ende e paqartë.
Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen, ndërsa priten detaje të mëtejshme nga autoritetet për shkaqet dhe dinamiken e aksidentit.