Plagoset me armë zjarri 27-vjeçari në Tiranë, shkoi vetë në spital për të marrë mjekim

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.08.2025, 20:52

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë.

I plagosuri është identifikuar si Juglen Abazi, 27 vjeç, i cili është vetëparaqitur në spital rreth orës 19:10 për të marrë ndihmë mjekësore.

Ai ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk ka informacion për gjendjen e tij shëndetësore.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit