Natyra “shpërtheu” me gjithë fuqinë e saj në Indonezi, ku një vullkan aktiv lëshoi një re gjigante hiri mbi 17 kilometra në atmosferë, duke e kthyer ditën në natë për banorët përreth.
Shpërthimi ndodhi papritur, duke mbuluar me hi dhe mbetje të nxehta qindra shtëpi e toka bujqësore. Pamjet e marra nga ajri tregojnë fshatra të tërë të zhytur në një shtresë të trashë gri, ndërsa qielli u errësua nga hiri vullkanik.
Autoritetet e shpallën zonën përreth si “zonë të rrezikut maksimal”, ndërsa banorët janë evakuuar me urgjencë. Ky është shpërthimi më i fuqishëm në Indonezi që nga viti 2010, duke rikthyer frikën e një tragjedie të përmasave të mëdha.
Ekspertët thonë se hiri ka arritur një lartësi prej 11 miljesh (rreth 17.7 km) dhe rrezikon të ndikojë edhe në trafikun ajror.
Ende nuk raportohet për viktima, por dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa ekipet e emergjencës po përpiqen të mbajnë situatën nën kontroll mes rrënojave, hirit dhe tymit të dendur.