Kush është drejtoresha që u qëllua 7 herë me thikë nga djali në Maqellarë?

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.08.2025, 20:02

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur këtë të premte në Maqellarë, Dibër, ku një 26-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij, e cila rezulton të jetë drejtoreshë e një shkolle.

E plagosura është Nexhmie Sula, 50 vjeçe, drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest. Ajo është goditur shtatë herë me thikë nga djali i saj, Ikler Sula, pas një sherri për motive ende të paqarta, por që paraprakisht përshkruhen si “të dobëta”.

Pas sulmit, 26-vjeçari është arrestuar menjëherë nga forcat e policisë. Ndërkohë, Nexhmie Sula është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdes intensiv të mjekëve.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje që ka tronditur opinionin publik dhe komunitetin arsimor në zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit