Kina pret malet përgjysmë për të ndërtuar urën më të lartë në botë!

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.08.2025, 19:57

Në provincën Guizhou të Kinës, autoritetet po bëjnë të pamundurën të mundur: po ndajnë malet më dysh për të ndërtuar një nga projektet më spektakolare të infrastrukturës moderne – autostradën Guizhou Luan Expressway dhe urën më të lartë në botë.

Ky rajon malor, ku mbi 90% e territorit përbëhet nga vargmale të vështira për t’u përshkuar, po transformohet në një superrrugë të sheshtë, thuajse të drejtë, duke eliminuar kthesat e frikshme dhe ngjitjet e lodhshme.

Në vend të zgjidhjeve klasike si tunele të ngushta, inxhinierët kinezë kanë prerë malet në mes, duke reduktuar një udhëtim prej 70 minutash në vetëm 1 minutë.

Pika kulmore e projektit është ura e kanionit Huajiang, e cila kur të përfundojë në fund të vitit 2025 do të jetë ura më e lartë në botë, me një lartësi prej 625 metrash mbi terren – më e lartë se Kulla Eiffel!

E ndërtuar me mbi 49 mijë ton çelik dhe me teknologji ultra-moderne si vinça të kontrolluar nga GPS dhe sensorë ere, kjo urë pritet të bëhet jo vetëm arterie e rëndësishme transporti, por edhe atraksion turistik, me plane për korridore xhami, sporte ekstreme dhe aktivitete që do t’u ngrijnë gjakun guximtarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit