Kamera e fshehtë në Francë përfundon keq: Shqiptari shan dhe godet aktorin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.08.2025, 19:07

Mos i provoni këto lojëra me shqiptarët! Një video që po qarkullon në rrjet tregon një shqiptar duke reaguar ashpër ndaj një kamere të fshehtë në Francë, e cila për pak sa nuk përfundoi në urgjencë për aktorin që e organizoi.

Skema ishte kjo: një aktor i maskuar si një vazo me lule qëndronte pa lëvizur në rrugë dhe në momentin që dikush afrohej, ai "shpërthente" duke tentuar t’i merrte çantën, në kuadër të një shakaje për kamerën e fshehtë.

Por kur viktima e radhës ishte një shqiptar, gjërat morën një kthesë të papritur. I trembur dhe i bindur se po grabitej, ai reagoi menjëherë duke goditur "lulen" me çantën që mbante në dorë. Nga pamjet e videos, dëgjohet gjithashtu teksa e shan në shqip aktorin dhe largohet me nerva, duke i lënë pa fjalë edhe kameramanët.

Ngjarja është kthyer në virale në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar të qeshura, por edhe paralajmërime.

Mesazhi është i qartë: Të nderuar aktorë të huaj që bëni kamera të fshehta, kujdes me shqiptarët – nuk janë gjithmonë në humor për lojëra. Mund t'ju surprizojnë!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit