Akt vandal ndaj simboleve kombëtare, dëmtohet shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.08.2025, 18:24

Një tjetër simbol i rëndësishëm kombëtar është bërë objekt i vandalizmit në Kosovë. Kësaj radhe, është dëmtuar shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në qytetin e Prizrenit, ku përkrenarja dhe shpata e heroit janë lyer me ngjyrë ari.

Shoqata “Trojet e Arbrit” ka reaguar ashpër ndaj këtij veprimi, duke e cilësuar si një “sulm të shëmtuar dhe të qëllimshëm ndaj figurës më të ndritur të historisë sonë kombëtare”. Kryetari i shoqatës, Nue Oroshi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë që të veprojnë menjëherë për të zbuluar dhe ndëshkuar autorët e këtij akti.

“Ky është një akt i papranueshëm, një provokim i qëllimshëm që cenon jo vetëm figurën e Skënderbeut, por edhe krenarinë tonë kombëtare,” ka deklaruar Oroshi.

Ndërkohë, Policia Rajonale e Prizrenit ka bërë të ditur se po verifikon gjendjen në terren dhe do të veprojë në përputhje me udhëzimet e Prokurorisë. Sipas tyre, zona ku ndodhet shtatorja është e pajisur me kamera sigurie, të cilat pritet të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit