Korçari gangster sfidon live Edi Ramën: Shiko si ta thyej bashkinë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.08.2025, 18:06

Një incident i pazakontë ka ndodhur në orët e fundit në qytetin e Korçës, ku institucioni i Bashkisë është sulmuar nga një i ri, identifikuar me nofkën “Çekiçi”. Ai ka thyer xhamat e godinës së bashkisë në prani të policit roje dhe duke e sfiduar të njoftojë policinë.

Ajo që e bën akoma më të veçantë këtë ngjarje është fakti se sulmuesi ka dalë në transmetim të drejtpërdrejtë në Instagram, duke bërë thirrje drejtpërdrejt për kryeministrin Edi Rama.

“Edi Rama, shiko si sulmohet bashkia,” është shprehur ai gjatë videos, teksa shfaqej duke goditur xhamat. Më tej, ai shpreh hapur pakënaqësinë për veprimet e qeverisë: “Ke bërë shumë gabim kur shkatërrove lagjen 14.”

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Bashkia e Korçës apo Policia e Shtetit në lidhje me këtë incident.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit