Vapa i çmend të gjithë: 22-vjeçari dibran i ngul thikën së ëmës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.08.2025, 17:39

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë të shtunë në Maqellarë të Dibrës, ku një 22-vjeçar ka goditur me thikë nënën e tij, duke e plagosur rëndë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i riu, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka ushtruar dhunë në banesën familjare, duke lënë të ëmën të gjakosur. Gruaja është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa gjendja e saj është raportuar si e rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka shoqëruar autorin, ndërsa po heton për rrethanat që çuan në këtë akt të dhunshëm brenda familjes.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitet, ndërsa sërish vihet në qendër të vëmendjes mungesa e trajtimit të personave me probleme të shëndetit mendor dhe siguria e familjarëve përballë rasteve të rënda që mund të parandalohej.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit