Zhduken dy të mitur, dolën nga shtëpia por nuk u kthyen më

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.08.2025, 17:12

Dy të mitur janë raportuar të zhdukur të premten në fshatin Kopernicë të komunës së Kamenicës. Rasti është paraqitur në polici nga babai i njërës prej viktimave, i cili ka njoftuar se djali i tij dhe një familjar i tyre janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila ka nisur hetimet për lokalizimin dhe gjetjen e dy të miturve.

“Ankuesi – mashkull kosovar – ka raportuar se dy viktimat, meshkuj kosovarë të mitur (djali i tij dhe një familjar i tyre), janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti është nën hetime”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit