Kaos në aeroportin e Pizës: Fluturimi drejt Tiranës shtyhet dhe anulohet pa arsye, valixhet në shi prej disa orësh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.08.2025, 15:47

Kaos në aeroportin e Pizës: Fluturim me vonesë, valixhe të lëna në shi dhe anulim i avionit

Pasagjerët në aeroportin e Pizës po përballen me vonesa të gjata pasi fluturimi drejt Tiranës me WizzAir është shtyrë disa herë dhe anuluar tani, pa asnjë arsye.

Pasagjerët raportojnë se fluturimi i tyre, i parashikuar të nisej në orën 13:05, është shtyrë fillimisht për në orën 16:25, duke shënuar një vonesë prej më shumë se 3 orësh. Por, situata është përkeqësuar edhe më tej, pasi më pas avioni është anuluar plotësisht.

Përveç pritjes së gjatë dhe mungesës së informacionit nga ana e stafit, pasagjerët janë përballur edhe me një tjetër problem shqetësues: valixhet e tyre janë lënë në shi, duke dëmtuar rrobat, parfume dhe sende të tjera personale.

“Na kanë lagur valixhet, katastrofë,” shprehen ata të revoltuar.

“Janë njerëz me fëmijë këtu, nuk na premtojnë asgjë, thjesht qëndrojmë në këmbë pa drejtim,” u shpreh një pasagjer për JOQ ALBANIA.

Aktualisht, pasagjerët janë në pritje të marrjes së valixheve dhe nuk dihet ende nëse do të fluturojnë në mbrëmje apo do marrin kompensim financiar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit