“Ik se do vdesësh”/ Fermeri në Pukë qëllohet me armë dhe kërcënohet me mesazhe

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.08.2025, 14:33

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Munellë të Pukës, ku një fermer ka raportuar në polici se është qëlluar me armë zjarri në afërsi të banesës së tij.

Sipas burimeve zyrtare, Erjon Nikolli, banor i zonës, ka deklaruar se mbrëmjen e së enjtes është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar, teksa ndodhej pranë shtëpisë së tij ku jeton me bashkëshorten shtatzënë dhe fëmijët e mitur.

Menjëherë pas denoncimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Gjatë kqyrjes së terrenit, uniformat blu kanë sekuestruar disa gëzhoja në tokë si dhe kanë gjetur një gur pranë banesës me një mesazh kërcënues të shkruar mbi të: “Ik se do të vdesësh.”

Policia po heton pistat e një konflikti të mundshëm personal apo pronësor, ndërsa pritet edhe ekspertiza balistike për identifikimin e armës së përdorur. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit