Banori i Tiranës: Trotuari në rrugën “Shyqyri Brari” është bllokuar nga tavolinat

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.08.2025, 14:41

Një qytetar i Tiranës ka denoncuar një rast zaptimi të hapësirës publike në rrugën "Shyqyri Brari", përpara picerisë "Pavarotti". Sipas tij, prej disa vitesh, një strukturë druri është vendosur në një pjesë të trotuarit dhe vendeve të parkimit, duke zënë një hapësirë që është menduar për automjetet dhe këmbësorët.

Kjo strukturë është përdorur për zgjerimin e hapësirës së biznesit, ku janë vendosur tavolina dhe vazo të mëdha lulesh, të cilat jo vetëm që ngushtojnë kalimin e makinave, por edhe krijojnë pengesa për këmbësorët. Madje, kjo ka bërë që disa vende parkimi të mbeten të zëna vazhdimisht, duke e bllokuar mundësinë e parkimit të automjeteve.

Pavarësisht se tabela e biznesit tregon orarin e punës nga 8:00 deri në 18:00, tavolinat, karriget dhe strukturat e drurit mbeten aty 24 orë në 24 dhe 365 ditë në vit, duke shkelur rregullat e përdorimit të hapësirës publike. Qytetari apelon që institucionet përkatëse të marrin masa për të hequr këtë zaptim dhe t’i kthejnë këto vende parkimi për qytetarët, si dhe të garantojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësorëve.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje, më duhet të denoncoj një zaptim të hapësirës publike në rrugën Shyqyri Brari, përpara piceri Pavarotti. Prej disa vitesh kanë vendosur një strukturë druri për të zgjeruar hapësirën për tavolinat e biznesit ndërkohë që janë vende parkimi që nuk shfrytëzohen as nga biznesi as nga qytetarët, por janë zënë me këtë strukturën dhe me vazo të mëdha lulesh që shpesh ngushtojnë edhe rrugën e kalimit për makinat si dhe trotuarin për këmbësorët. Kërkojmë nga ju ta publikoni se ndoshta kështu e shikon dikush nga institucionet përgjegjëse sepse mesa duket është vështirë për tu rënë në sy atyre që kanë për detyrë të mbrojnë territorin nga paligjshmëria. Do të ishte e udhës që vendet e parkimit të zieshin me makina dhe jo me vazo dhe tavolina. Edhe pse tabela është 8-18, tavolinat, karriget, dërrasat dhe vazot nuk lëvizin që aty 24/24 orë dhe 365 ditë. Nuk kanë lëvizur fare. Fotot janë bërë sot

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit