Biznesmeni Fatmir Isufaj, i njohur për përfitime të fondeve publike, ka përfituar së fundmi një tjetër leje ndërtimi të kamufluar nën emrin e kukullës së tij Robert Bano.
Bëhet fjalë për kullën "Bermon Tower" njëjtë si emri i shoqërisë së Isufajt të kamufluar nën emrin e zarit. Një kullë me 15-kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë e cila po fillon të ngrihet.
Isufaj nuk është emër i panjohur në skenën e ndërtimit dhe tenderëve shtetërorë. Ai është përfitues i një projekti të madh të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ortak me Pëllumb Salillarin, për ndërtimin e një hoteli dhe një parkimi në territorin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), tender me vlerë rreth 12 milionë euro.
Sipas dokumenteve zyrtare, ky projekt përfshin ndërtimin e dy godinave me nga 5 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë, në zonën përballë hyrjes kryesore të QSUT-së. Aktualisht, ky territor shfrytëzohet si parkim me pagesë dhe administrohet nga një shoqëri shtetërore në varësi të FSHZH-së, që ka dhënë lejen për shfrytëzim privat të hapësirave publike më të rëndësishme spitalore në vend.
Ironia qëndron në faktin se territori i spitalit përdoret si parkim me pagesë dhe administrohet nga një shoqëri shtetërore, pjesë e FSHZH. Përpos këtij territori, do të mblidhen para’ edhe nga hoteli dhe parkimi mbitokësor që do të ndërtohet me 12 MILION € nga taksat e qytetarëve që do i shkojnë në xhep Isufajt dhe Salillarit.