Banorja e Durrësit denoncon zaptimin e hapësirave publike nga tregtarët sezonalë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.08.2025, 12:41

Një banore nga lagjja 13 në plazhin e Durrësit, pranë hekurudhës dhe Hotelit Adriatik 1, ka denoncuar situatën shqetësuese që po përjetojnë ajo dhe fqinjët gjatë sezonit veror.

Ajo shprehet se hapësirat publike po zihen nga tregtarë të përkohshëm që vendosin karroca me qymyr për të pjekur misra, qofte e sallam, duke lëshuar tym që hyn nëpër shkallët dhe banesat e pallatit, dhe u pamundëson banorëve të hapin dritaret në vapën e verës.

Banorja thekson gjithashtu se këta persona, të cilët janë qiraxhinj vetëm për verën, pushtojnë edhe vendet e parkimit, duke lënë makinat për ditë të tëra ose duke ruajtur vendet me gurë e bidona. Sipas saj, kjo situatë po e vështirëson ndjeshëm jetesën e banorëve të përhershëm, të cilët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të rikthyer rendin dhe pastërtinë në zonë.

Denoncimi i qytetares:

Përshëndetje, Joq Albania. Jam një qytetare që banoj në lagjen 13 në plazhin e Durrësit, tek hekurudha ngjitur me Hotel Adriatik 1, i kohës së Enverit. Dua t’ju tregoj shqetësimin, jo vetëm timin, por edhe të banorëve të pallatit, lidhur me zënien e hapësirave publike të përbashkëta me karroca qymyri që pjekin misra, sallam e qofte, dhe i gjithë tymi që na mbyt na hyn nëpër shkallë dhe hyrje të shtëpive, duke mos bërë të mundur as hapjen e dritareve, tani që është dhe verë, e normalisht dritaret mbahen edhe hapur. Përveç kësaj, një problem tjetër është edhe zënia nga ana e tyre e parkimeve me makina që nuk lëvizin gjatë sezonit veror, ose nëse i lëvizin, i zënë me gurë e bidona, dhe ne banorët e përhershëm të këtij pallati vijmë vërdallë për të gjetur vende. Pëllerat që lënë, si p.sh. fletët e kallirit të misrave dhe qymyri që bie në tokë. Këta persona janë qiraxhinj vetëm për muajt e verës. Do t’ju lutesha për të na ndihmuar që ky shqetësim të zgjidhet sa më shpejt. Po ju dërgoj video e foto.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit