Leje për kullë 32 kate në Sarandë ish-këshilltarit të Ilir Metës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.08.2025, 12:11

Një tjetër vendim i miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit përfshin ndërtimin e një kulle 32-katëshe në mes të qytetit bregdetar të Sarandës.

Bëhet fjalë për kullën që do të quhet “Saranda Tower”, një strukturë që përfshin 9 dhe 32 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, dhe që do të ndërtohet në zemër të qytetit, pikërisht aty ku rrugët ngushtohen, pamja e detit është e vetmja pasuri që i ka mbetur qytetit, dhe ku trafiku veror është kthyer në kaos të përhershëm.

Por ajo që e bën këtë leje alarmante nuk janë vetëm përmasat e saj, por edhe personazhi që qëndron pas firmës ndërtuese.

Shefki Karamuça, ish-kryetari i Bashkisë Vorë dhe figurë e vjetër politike e LSI-së është përfituesi me kompaninë e tij “G&P” sh.p.k.

Leja u dha në muajin maj 2025, pa asnjë konsultim me komunitetin lokal, pa dëgjesa publike dhe pa një analizë reale mbi ndikimin mjedisor apo pasojat në infrastrukturë. Ky vendim vjen në një kohë kur Saranda po mbytet nga ndërtime kaotike, me leje të dhëna kryesisht gjatë verës kur zhurma, fluksi turistik dhe mungesa e kontrollit maksimizohen.

Qendra e Sarandës, e ndërtuar mbi një kodër të pjerrët, nuk ka më hapësirë për ndërtim të tillë. Nëse kjo kullë ndërtohet, ajo do të bllokojë totalisht pamjen e detit për qindra banorë dhe turistë, duke shkatërruar përfundimisht karakterin panoramik të qytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit