Qytetari denoncon: Hapësira publike kthehet në parkim privat te rruga e Dibrës, asnjë masë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.08.2025, 10:27

Një rast shqetësues i zënies së hapësirës publike ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Rasti është denoncuar nga qytetarët në rrugën e Dibrës, pranë shkollës së Medresesë, përballë Bar Baron dhe ngjitur me Lux Moda Market.

Një pjesë e trotuarit, e cila i përket komunitetit dhe duhet të jetë në shërbim të këmbësorëve, është kthyer në mënyrë të paligjshme në parkim privat, duke u rrethuar me hekura të kuq. Ky akt abuziv cenon të drejtën e qytetarëve për të lëvizur lirshëm dhe tregon mungesë respekti ndaj hapësirës publike.

Pavarësisht ndërhyrjes së mëparshme të autoriteteve, të cilët e hoqën rrethimin para dy javësh, personi përgjegjës ka rikthyer përsëri hekurat pas vetëm një jave. Denoncimi është bërë edhe përmes aplikacionit zyrtar "Tirana Ime", por reagimi institucional ka munguar. Kjo situatë ngre pikëpyetje serioze mbi angazhimin e institucioneve për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e hapësirave të përbashkëta në qytet.

“Përshëndetje, a mund të bëj një denoncim për zënien e hapësirës publike, e kthyer në parkim privat? Te rruga e Dibrës, përbri shkollës së Medresesë, përballë Bar Baron ose ngjitur me Lux Moda Market. E kam raportuar edhe te aplikacioni "Tirana Ime", por me sa duket s'duan të punojnë ata. Shteti ia hoqi para dy javësh ato hekurat e kuqe, ky mjeshtri i vendosi prapë pas 1 jave”, shkruan qytetari për JOQ.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit