“Hyrja e pallatit e bllokuar prej 10 vitesh me hekura dhe parkime private, policia bashkiake e Durrësit nuk merr masa”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.08.2025, 09:08

Një banor i një pallati në Lagjen 17 të Durrësit, pranë Qendrës Ditore të Moshuarve, ka denoncuar një problem të vazhdueshëm që prej ndërtimit të pallatit, rreth dhjetë vite më parë. Sipas tij, hyrja kryesore e godinës është zënë me hekura nga persona të cilët i kanë kthyer ato hapësira në parkime private, duke bllokuar hyrjen dhe duke krijuar vështirësi për banorët.

Mesazhi i banorit:

Përshëndetje! Jam një banor i pallatit që shihni në video. Kanë kaluar 10 vite që kur është ndërtuar pallati dhe prej atëherë kemi pasur një problem serioz, hyrja e pallatit është zënë me hekura nga persona që i kanë kthyer ato në parkime private. Kemi kontaktuar Policinë Bashkiake disa herë, por fatkeqësisht nuk janë marrë masa. Ju lutem, nëse është e mundur, publikojeni këtë problem. Vendndodhja në Durrës, Lagjja 17, pranë Qendrës Ditore të Moshuarve. Faleminderit!

Banori shprehet se ka kontaktuar disa herë me Policinë Bashkiake, por pavarësisht ankesave të përsëritura, nuk janë marrë masa për lirimin e hapësirës publike. Ai apelon për ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se situata cenon të drejtën për akses të lirë dhe përbën një rrezik në raste emergjencash.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit