Sipas një qytetareje e cila ndau një video shqetësuese me redaksinë tonë, përbërja e cigareve elektronike është shumë më e rrezikshme sesa mendohej. Ajo tregon copëza të dyshimta materiali, përfshirë fije të ngjashme me dru dhe pjesë metalike që ndodheshin brenda një cigare.
“Mirëmëngjesi, shikoni çfarë po pimë ne. Kushdo që i pi, ju këshilloj të mos i pijë më. Jo vetëm që mund të shkaktojnë kancer, por edhe vdekje të menjëhershme. A është normale çfarë po pimë në këto cigare elektronike?,” tha ajo, duke ngritur shqetësime për shëndetin publik.