Një qytetare ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video të xhiruar pak minuta më parë në Sarandë, ku shfaqet një skenë e dyshimtë ndërveprimi midis një efektivi policie dhe një drejtuesi mjeti.
Në pamje shihet një automjet i ndaluar nga një patrullë policie në një rrugë të qytetit. Dy efektivë i afrohen shoferit dhe zhvillojnë një bisedë të shkurtër.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen e qytetares që e ka dërguar videon është një moment kur shoferi duket sikur i jep diçka njërit prej policëve.
Menjëherë pas kësaj, efektivët largohen nga vendngjarja. Megjithatë, pamjet nuk janë mjaftueshëm të qarta për të konfirmuar me siguri se çfarë ka ndodhur.
Qytetarja që ka dërguar videon shpreh dyshime se mund të ketë pasur një dhënie ryshfeti, por thekson se nuk mund ta pohojë me siguri, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme.
Çfarë mendoni për këtë ndërveprim? A është thjesht një kontroll rutinë policor, apo ka diçka që mund të ngrejë dyshime? Ju ftojmë të ndani mendimin tuaj!