E fundit: Trump pozicionon dy nëndetëse bërthamore pranë Rusisë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.08.2025, 19:53

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore pranë Rusisë, pas një shkëmbimi kërcënues fjalësh me ish-presidentin rus Dmitry Medvedev.

🔻 Në një postim në “Truth Social”, Trump shkruan:

“Bazuar në deklaratat shumë provokuese të ish-Presidentit të Rusisë, Dmitry Medvedev… kam urdhëruar që dy nëndetëse bërthamore të pozicionohen në rajonet e duhura, në rast se këto deklarata budallaqe janë më shumë se kaq.”

Medvedev, i cili tani është zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë në Rusi, i kishte kujtuar Trump-it fuqinë bërthamore të Moskës, duke e tallur për përpjekjet për t’i vendosur ultimatum Kremlinit për paqe në Ukrainë.

🔻 Trump iu përgjigj, duke e quajtur Medvedevin “ish-president të dështuar” dhe duke paralajmëruar:

“Fjalët kanë pasoja. Ai po hyn në territor të rrezikshëm.”

Kjo lëvizje përshkallëzon ndjeshëm tensionet mes dy fuqive bërthamore, ndërsa lojërat e retorikës mund të marrin trajta reale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit