Salsano Rrapi bie nga skena gjatë spektaklit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.08.2025, 19:42

Një episod i pazakontë ndodhi në Bulqizë gjatë një aktiviteti festiv, ku aktori i njohur i humorit, Salsano Rrapi, u rrëzua nga skena në sy të të gjithëve.

Ngjarja ndodhi në kulmin e një skeçi komik, kur Salsano, në stilin e tij karakteristik, bëri një lëvizje si për t’u hedhur mbi publikun.

Në momentin që ndaloi, ai humbi ekuilibrin dhe rrëshqiti nga skena, duke përfunduar në tokë. E habitshme ishte se asnjë prej të pranishmëve nuk ndërhyri për ta ndihmuar, duke menduar ndoshta se gjithçka ishte pjesë e shfaqjes.

Vetë Rrapi u ngrit pas disa sekondash dhe e vazhdoi skeçin si një profesionist i vërtetë, mes të qeshurave dhe duartrokitjeve.

Fatmirësisht, aktori nuk pësoi dëmtime serioze, por incidenti solli edhe një reflektim për masat e sigurisë në evente publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit