Nxirret nga lumi trupi i pajetë i peshkatarit që u mor nga rrjedha

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.08.2025, 17:26

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në ujërat e lumit Mat, ku një peshkatar 68-vjeçar humbi jetën pasi u rrëmbye nga rrjedha në momentin që kishte hyrë për të peshkuar.

Dedë Qoku kishte hyrë në lumë për të hedhur rrjetat e peshkimit, por rrjedha e ujit e mori me vete. Miku i tij me inicialet P. N., njoftoi menjëherë policinë për atë që kishte ndodhur.

Pas disa orësh kërkime nga polumbarët e forcave RENEA, trupi i pajetë i peshkatarit është nxjerrë nga uji.

Një dëshmitar tregon për JOQ Albania: “Përshëndetje JOQ, polumbarët dhe forcat e policisë e gjetën trupin e pajetë të qytetarit në lumin Mat. E nxorën pak më parë. Ai hyri për të zënë peshk por e mori rrjedha dhe u mbyt.

Redaksia jonë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit