Përplasje verbale mes të resë dhe të moshuarës për radhën te kasa: Plakaruqe, mbaj burrin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.08.2025, 15:09

Një incident ka ndodhur sot në marketin SPAR, ku një vajzë e re është përfshirë në një përplasje verbale dhe fizike me një çift të moshuar, burrë dhe grua. Dëshmitari që ka filmuar ngjarjen ka shpjeguar se konflikti nisi kur gruaja e moshuar ka hyrë pa radhë te kasa, duke shkaktuar irritimin e vajzës.

Dëshmitari shkruan:

Përshëndetje! Sot në SPAR e reja debaton me një të moshuar. Vetëm kaq filmova. Me aq sa kuptova unë e moshuara kishte hyrë pa radhë dhe kjo se kishte lejuar. E kishte ofenduar vajzën, pasi dëgjova që kjo vajza i thoshte: ”Mirë që futesh pa radhë por më thua edhe la*ire dhe më pas nisi ta qëllojë duke e sharë. Vajza ishte klientë.

videon e mbërritur në redaksi, vajza dëgjohet të thotë:

Ka pak burra që vijnë këtu. Plakë e shpifur. Keni marrë kot ju. E çmendur. Mbaj burrin aty, moj plakaruqë e dreqit.

Videoja nuk tregon gjithë kronologjinë e ngjarjes dhe nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Dëshmitari ka filmuar vetëm pjesën e përplasjeve, dhe deri tani nuk ka informacione të tjera të plota mbi shkakun e konfliktit. Ndërkohë që videoja ka ngritur pyetje për mënyrën e trajtimit të situatave të tilla në ambiente publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit