Po hidhte rrjetat e peshkimi, një person merret nga rrjedha e lumit Mat

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.08.2025, 14:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lumin Mat, pranë zonës së Rrubikut.

Sipas raportimeve paraprake, rreth orës 13:40 Salla Operative e Komisariatit të Policisë Lezhë është njoftuar nga shtetasi P.N., banues në Rrubik, i cili raportoi se miku i tij, D.Q., ishte zhdukur në ujë gjatë kohës që kishin dalë për peshkim.

Sipas të dhënave, shtetasi i zhdukur me inicialet D.Q. kishte hyrë në lumë për të hedhur rrjetat e peshkimit, por nuk është parë më të dalë në sipërfaqe. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa ekipi i polumbarëve të RENEA-s është angazhuar në kërkimet nënujore për gjetjen e personit të zhdukur.

Në vendngjarje ndodhet edhe grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit