Nëna nga krahu, babai nga flokët! Vogëlushja në Korçë tërhiqet zvarrë nga prindërit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.08.2025, 12:36

Një qytetar në Korçë ka dërguar një video shqetësuese në redaksinë e tonë, ku duket një vajzë e vogël që qan dhe tërhiqet zvarrë nga prindërit e saj. Në videon, vajza e vogël duket e shqetësuar dhe e frikësuar, ndërsa prindërit e saj, të cilët janë të panjohur për momentin, e tërheqin atë me forcë. I ati duket që e ka kapur për flokësh dhe e tërheq zvarrë dhe nëna nga krahu.

Dëshmitari i cili ka dërguar videon, thotë se vajza kishte qenë duke qarë brenda qendrës tregtare, ndoshta për shkak të një blerjeje që ajo nuk e kishte mundur të realizonte. Disa minuta më pas, ajo është tërhequr zvarrë përmes rrugës dhe drejt pazarit nga prindërit e saj.

Videoja që po publikohet ka për qëllim të sensibilizojë dhe të ngrejë vetëdijen për një fenomen të rëndë që ndodh shpesh dhe mbetet i padukshëm. Dhuna ndaj fëmijëve është e papranueshme në çdo formë, pavarësisht kushteve të jetesës, apo problemeve ekonomike që mund të kenë prindërit.

Çdo shqiptar ka ngrënë ndonjë shpullë kur ka qenë i/e vogël, por dhuna në pamje me tërheqje zvarrë për flokësh e tejkalon normalen. Fëmijët që rriten në kushte dhune shpesh përjetojnë trauma që mund të ndikojnë në jetën e tyre të ardhshme, duke i shtyrë ata të përsërisin sjellje të dhunshme në marrëdhëniet e tyre me të tjerët.

"Përshëndetje! Dua ta hedhësh këtë robin në Korçë. Kishte 15 minuta afërsisht që nga qendra tregtare deri te pazari po dhunonte vajzën e vogël dhe po e tërhiqte zvarrë nga flokët. Se kuptova pse, por thjesht ishte brenda në qendrën tregtare që atje po qante dhe kur dolën nga aty po e tërhiqte zvarrë, Me shumë mundësi ka dashur të blejë ndonjë gjë dhe nuk ja ka marrë dhe ka nisur të qajë", shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit