Lokali te “Siri Kodra” në Tiranë zë trotuarin, IMT nuk merr masa

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.08.2025, 11:58

Një situatë shqetësuese është krijuar në rrugën "Siri Kodra", në Tiranë ku lokali Tinto ka zënë një pjesë të madhe të trotuarit me tavolina dhe karrige, duke penguar kalimin e lirë të qytetarëve. Ky veprim ka bërë që këmbësorët, përfshirë të moshuarit, prindërit me karroca fëmijësh dhe personat me aftësi të kufizuara, të ndeshen me vështirësi serioze gjatë kalimit.

“Dua të bëj një ankesë në lidhje me një lokal që ka zënë një pjesë të rrugës me tavolina dhe karrige, duke penguar kalimin e lirë të qytetarëve. Lokali ndodhet në rrugën Siri Kodra, dhe situata është bërë shqetësuese për këmbësorët, sidomos për të moshuarit, prindërit me karroca fëmijësh dhe personat me aftësi të kufizuara. Ju lutem të merren masat e duhura për lirimin e hapësirës publike dhe rikthimin e saj në funksion të qytetarëve. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan qytetari për JOQ.

Autoritetet përkatëse duhet të ndërmarrin masa të menjëhershme për lirimin e kësaj hapësire dhe krijimin e kushteve të sigurta për të gjithë ata që përdorin rrugën. Situata ka degraduar në një shqetësim të vazhdueshëm për ata që janë të detyruar të kalojnë në këtë zonë, dhe është e nevojshme që të merren masa për të garantuar aksesin e lirë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit