Policët duhet të japin dorëheqjen për të ndjekur Akademinë e Sigurisë, kuotat vetëm për maturantët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.08.2025, 12:36

Një efektiv policie ka bërë një denoncim të fortë në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon se punonjësve të policisë u është hequr e drejta për të aplikuar në Akademinë e Sigurisë për gradën e nënkomisarit.

Sipas tij, këtë vit shkolla është hapur vetëm për maturantët dhe jo për stafin aktual të policisë, një situatë që konsiderohet si një padrejtësi ndaj atyre që duan të avancojnë në karrierë.

Ai thotë se për të ndjekur shkollën në Akademinë e Sigurisë, punonjësit aktualë të policisë duhet të japin dorëheqjen nga puna dhe të konkurrojnë si maturantë të rinj, pasi kuotat e vendosura janë vetëm për këta të fundit.

Efektivi ka treguar se kjo është hera e parë që nga krijimi i Policisë së Shtetit që policëve u mohohet e drejta për t’u graduar, pavarësisht plotësimit të të gjitha kushteve të nevojshme. Ai përmend edhe vitin e shkuar ku nga 150 kuota të lira për në radhët e policisë, 100 ishin për maturantët dhe 50 për policët që janë aktualisht në punë.

Por këtë vit, vendet për policët janë zero duke krijuar një hendek të madh dhe duke shtuar shqetësimin për të ardhmen profesionale të forcave të rendit në vend.

Punonjësit kërkojnë ndërhyrjen urgjente të institucioneve përgjegjëse për të rregulluar këtë situatë dhe për të garantuar të drejtën e tyre për avancim në karrierë pa patur nevojën e dorëheqjes.

Denoncimi i policit:

"Pershendetje JOQ, ju lutem anonim. Jam nje punojes policie, ju lutem publikojeni se na kane hequr te drejten per shkolle per oficer per graden nenkomisar. Kete shkoll nuk mund ta bejne me policet por vetem gjimnazistet. Kjo eshte nje masaker qe po i behet punonjesve te policise te cilet duan te vazhdojne shkollen per tu bere oficer. Akademia e sigurise po ben nje padrejtesi te madhe. Ju lutem publikojeni eshte shum serioze shume endrra po shuhen. Faleminderit! Neve na kerkojne qe te japim dorheqjen nga policia qe te konkurojme per shkolle pasi nuk eshte hapur fare aplikimi per policet.

Qe kur eshte krijuar policia eshte hera pare qe nje polic nuk konkuron per grade dhe pse disponon cdo gje perfshire mesataren. Duhet te japim dorheqjen nga policia qe te fillojme shkollen. Nje punojes policie nuk ka te drejte te konkuroj per graden nenkomisar pra nga polic i thjeshte te vazhdoj studimet ne akademine e sigurise, duhet te shkarkohet nga puna dhe te aplikoj te u albania si gjimnazist.

Eshte tmerr e padrejte dikush duhet tflasi per kete gje na e kane hequr kete te drejte dhe askush nuk ka fol per kete gje. Kane folur vetem per maturantet, duhet te japim dorheqjen nga policia qe te mund te aplikojm per shkolle dhe te vazhdojm te bejm testimin fizik psikologjik njesoj me maturantet dhe njesoj sic i kemi bere kur kemi bere shkollen e policise. Policet jane te detyruar te mbyllin gojen e mos te flasin per kete gje.

Faleminderit ishalla e shikojn drejtusit tane qe po na shkatrrojne e mos ndryshojne ndonje gje dikush duhet te japi pergjigje. Pse nje punojes policie i hiqet e drejta e gradimit e drejta per te vazhduar shkollen, asnje njoftim nga akademia e sigurise per punojsit e policise vetem per maturant. Ato kriteret jane vetem per maturantet per policet nuk ekziston fare konkurimi. Psh vjet te ky linku kane qene 100 vende per maturantet, 50 vende per policet ose 150 per policet vitet e tjera. Sivjet jan 150 vende per maturantet 0 per policet, i eshte hequr e drejta ose tjapim dorheqjen nga policia na kane thene e te konkurojme si maturant me nr id maturanti sepse nuk mund te jesh dhe maredhenie pune dhe shkoll si maturant

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit