Protesta e punëtorëve të KOSTT-it, kërkojnë rritje të pagave

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.08.2025, 10:57

Sindikata e pavarur e Punëtorëve të KOSTT-it mbajti protestë para ndërtesës së KOSTT-it në Prishtinë.

U kërkua rritje e pagave, siç u tha, në këtë kohë të rritjes së vazhdueshme të kostos së jetesës.

Njëherësh, janë shtruar edhe një varg shqetësimesh të tyre në pankartat që mbanin në duar: për padrejtësitë dhe diskriminimet në KOSTT, për kompensimin e orëve, për konkurset e brendshme, përshkrimin e vendeve të punës etj.

Edhe në njoftimin e Sindikatës së pavarur e Punëtorëve të KOSTT-it për këtë protestë thuhej se kërkojnë nga menaxhmenti që të rishqyrtojë me urgjencë mundësinë për përmirësimin e mirëqenies së punëtorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit