Saranda pushtohet nga ujërat e zeza, bashkia asnjë masë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.08.2025, 10:14

Prej tri javësh, qytetarët e Sarandës po përballen me një situatë alarmante, ku ujërat e zeza kanë mbuluar rrugët dhe lagjet e qytetit, duke shkaktuar një krizë të vërtetë sanitare. Megjithëse ka kaluar një periudhë e gjatë që nga fillimi i problemit, asnjë masë nuk është marrë nga autoritetet për të zgjidhur këtë çështje. Përveç ujërave të ndotura, qytetarët po përballen me një numër të madh buburrecash dhe papastërti të përhapura, që kërcënojnë shëndetin e banorëve.

Pavarësisht ankesave të banorëve, asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë nga bashkia Sarandë me kryetar Oltion Çaçi për të rregulluar gjendjen. Banorët e Sarandës janë të shqetësuar për rrezikun që u kanoset shëndetit, dhe kërkojnë reagimin e menjëhershëm të institucioneve përgjegjëse. Sipas tyre, qyteti ka nevojë për ndërhyrje të shpejtë për të pastruar rrugët dhe për të sanitarizuar ambientin, duke siguruar kështu një jetesë më të sigurt dhe më të shëndetshme.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ! Dua të bëj një denoncim të cilin do dëshiroja ta publikonit. Ka 3 javë në Sarandë, po na mbysin ujërat e zeza. Asnjëri nuk merr masa. Nuk është kujtuar njeri ta rregullojë. Na kanë pushtuar buburrecat dhe pisllëku.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit