Rrëshqet toka nga ndërtimet e pallateve në fushën e Ali Demit, rrezikohen fëmijët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.08.2025, 09:49

Në zonën e Ali Demit, pranë një ndërtese të re, është krijuar një situatë alarmante pas hapjes së gropës për pallatin. Toka ka filluar të rrëshqasë, duke shkaktuar shqetësim për sigurinë e fëmijëve që luajnë çdo ditë në këtë fushë. Ishte një territor që deri tani shërbente si një fushë futbolli, por tani, pas ndërhyrjeve, ka pasur pasoja të rënda, duke përfshirë dëmtime të dukshme të tokës dhe formimin e një krateri.

Kjo situatë ka shqetësuar banorët e zonës, pasi fëmijët janë të ekspozuar ndaj rrezikut çdo ditë kur luajnë në këtë park. Fusha e futbollit e cila ka qenë gjithmonë një vend i preferuar për aktivitete të fëmijëve tani është kthyer në një zonë të rrezikshme, duke vënë në pikëpyetje sigurinë e tyre.

Mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje! Këto pamje janë nga fusha e Ali Demit. Aty po ndërtohet një pallat ngjitur edhe në momentin që është bërë gropa e pallatit, ka rrëshqitur fusha. Aty luajnë fëmijët çdo ditë. Aty ka qenë fusha e futbollit ngjitur. Tani aty tek parku ku luajnë fëmijët ka plasur.

Autoritetet lokale duhet të ndërhyjnë për të parandaluar ndonjë ngjarje të rëndë dhe për të siguruar këtë hapësirë për komunitetin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit