Banori nga Lezha: Komshiu më ka dëmtuar banesën, s’e prek njeri se ka djalin në SHIK

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.08.2025, 09:24

Një qytetar nga Lezha, Përparim Dragoi, ka denoncuar një defekt të rëndë në shtëpinë e tij, i cili është shkaktuar nga kati i katërt i një ndërtese me pronar Mark Gjokën. Dragoi ka bërë disa kallëzime në bashki, polici dhe prokurori, por asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë për zgjidhjen e problemit. Ai akuzon se Mark Gjoka ka lidhje të forta me figura të pushtetit dhe se djali i tij punon në SHIK, Shërbimi Informativ Kombëtar, çka e bën situatën edhe më të dyshimtë dhe të vështirë për zgjidhje.

Dëmtimet në shtëpinë e Dragoit janë të dukshme dhe kanë përfshirë plasaritje në mur dhe dëmtim të tavanit në banjo, duke bërë ambientin të pabanueshëm. Edhe pse ka kërkuar ndihmë në instanca të ndryshme, qytetari ka theksuar se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga autoritetet, duke ngritur shqetësime të mëdha për ndikimin politik që mund të ketë pasur në këtë çështje dhe për pasivitetin e institucioneve në trajtimin e problemit.

Mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje! Quhem Përparim Dragoj nga Lezha. Ndodhem në shtëpinë time dhe po tregon pamje nga kuzhina. Defekti që më është shkaktuar nga kati i katërt me pronar Mark Gjokën. Për këtë problem i jemi drejtuar bashkisë, në polici kam bërë kallëzim penal, kam shkuar dhe në prokurori, por të gjitha letrat janë mbyllur dhe nuk më japin asnjë zgjidhje. Ndërkohë Mark Gjoka ka miq në pushtet bashki, polici dhe prokurori sepse djali i tij punon te SHIK, Shërbimi Informativ Kombëtar. Shikoni dhe banjon, këtu është faqja e murit që është dëmtuar, këtu është pjesa e tavanit që tregon me saktësi që defekti ka ardhur nga kati i katërt. Gjendja e banjës është e pabanueshme në këtë shtëpi. Po iu tregoj të gjithë pamje. Madje dhe në dritare ka plasur muri nga lagështia. Ky ambient është i pabanueshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit