Pas gruas që ecte kundërvajtje, një tufë me dele shfaqet në mes të autostradës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.07.2025, 19:33

Një skenë e pazakontë është regjistruar së fundmi pranë autostradës që kalon tek “TEG-u”, ku një tufë me dele është parë duke lëvizur buzë rrugës.

Qytetari që ka dërguar pamjet shpreh shqetësimin për sigurinë e përdoruesve të rrugës, duke theksuar se përveç shkeljeve të rregullave të qarkullimit nga vetë drejtuesit e mjeteve, tashmë një rrezik shtesë paraqesin edhe bagëtitë që dalin në rrugët kryesore pa asnjë kontroll.

Kujtojmë se vetëm pak më parë, JOQ Albania raportoi një tjetër rast shqetësues, ku një drejtuese automjeti në Unazën e Madhe të Tiranës u fut në kundërvajtje dhe ktheu makinën në mes të autostradës, duke vënë në rrezik jetën e vet dhe të të tjerëve.

Në këto kushte, bëjmë thirrje për kujdes maksimal gjatë lëvizjes në rrugët e Shqipërisë. Rreziku shpesh vjen jo vetëm nga shkelja e rregullave të qarkullimit nga vetë drejtuesit e automjeteve, por edhe nga faktorë të jashtëm që mund të shfaqen papritur dhe të kthehen në burim aksidentesh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit