PS e PD bëhen bashkë për oligarkët, shpërthen revolta në Nivicë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 31.07.2025, 18:21

Një vendim i përbashkët i këshilltarëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në Sarandë ka shkaktuar revoltë të madhe në zonën e Nivicës, ku është miratuar dhënia me qira e 60 hektarëve tokë për ndërtimin e një parku fotovoltaik nga kompania “Park Sol Energy”.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa jashtë saj qindra banorë u përplasën me policinë, duke e quajtur këtë akt një “grabitje të tokave të tyre”.

Hiqni dorë nga ai projekt, sa u bë Kakomeja aq do bëhet dhe ky. Ne do vritemi pikë,” – tha një qytetar i revoltuar.

Banorët pretendojnë se toka në fjalë është pronë e tyre e trashëguar dhe e dokumentuar, por shteti po i përjashton nga procesi:

Nuk pretendojmë, kjo është prona jonë. Na ndaluan të hyjmë në mbledhje, vulosën, firmosën dhe e shitën si punë të kryer.

Ata kërkojnë dhënien e çertifikatave të pronësisë, ndërsa policia është akuzuar se vepron me urdhra verbalë për të bllokuar hyrjen e qytetarëve, jo për të mbrojtur të drejtën e tyre.

Kompania që do ndërtojë parkun, “Park Sol Energy”, është krijuar në shtator 2022 dhe zotërohet nga Paqsor Buzi dhe Agim Xhindoli.

I pyetur për situatën, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh i habitur:

Në aparencë nuk është normale. Ligji detyron dialog me komunitetin.

Ndërsa partitë e mëdha shfaqen të unifikuara kur vjen puna për interesat ekonomike, qytetarët e Nivicës mbeten në luftë për të mbrojtur atë që e quajnë të drejtën e tyre mbi tokën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit