Qendra e skemave të shpërdorimit të drejtorit të UKT, konfirmon i njëjti burim, duket se është edhe "hirushja" e Skerdi Drenovës, e emëruar fillimisht në OST dhe tashmë pjesë e strukturës së institucionit.
J.N përmendet si personi që ndërmjetëson për punësime dhe ndikon në shpërndarjen e tenderave. Por më e habitshme është jeta luksoze që ajo zhvillon, e pashpjegueshme për një pagë mujore prej vetëm 85 mijë lekësh.
Hirushja e Drenovës përdor një makinë Mercedes-Benz GLA me targa të personalizuara me vlerë 40K €, që furnizohet me karburantin e UKT. Për ditëlindjen e saj të 30-të, ajo organizoi një festë me vlerë mbi 30 mijë euro në një resort luksoz në Dhërmi.
Ndërkohë, nuk mungojnë çantat Louis Vuitton, orët e shtrenjta dhe udhëtimet e shpeshta të paguara me para publike. Prona të shumta ku përfshihet një apartament në Komunën e Parisit, vila në Dhërmi, Qerret dhe Rolling Hills, janë të regjistruara në emra familjarësh për të shmangur hetimin, ndërkohë që dy prindërit e saj janë pensionistë pa asnjë të ardhur të deklaruar.
"Hirushja", nga punonjëse e OST në agjente biznesi për pastrimin e parave
Përveç rolit të saj në UKT, J.N rezulton të jetë pronare e një subjekti me NIPT M02509001P, që operon si agjenci turistike, agjent i kompanisë EasyPay, ofrues transporti dhe dhënës me qira makinash, një strukturë që sipas burimeve dyshohet se përdoret për pastrimin e të ardhurave të përfituara nga tenderat korruptivë, indicie për SPAK të nisë hetimet dhe verifikimet.

Afera të ngjashme edhe në OST, mbështetje politike për të shmangur ndëshkimin
Kujtojmë se Skerdi Drenova u shkarkua nga OST pas një sërë skandalesh dhe një hetimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili konstatoi abuzime me miliona euro. Një ndër rastet më të përfolura ishte tenderi prej 130 mijë eurosh për “trajtim estetik” të stafit femëror, që përfundoi kryesisht në ndërhyrje estetike për hirushen tashmë bashkëjetuese në kështjellën e tij.
Megjithatë, pavarësisht shkeljeve të përsëritura, as Drenova dhe as J.N nuk janë kallëzuar në SPAK. Mbrojtja politike nga figura të rëndësishme të qeverisë, përfshirë Belinda Ballukun dhe vetë kryeministrin Edi Rama, ka garantuar imunitetin e tyre institucional.
Ndërsa qytetarët përballen me mungesë uji dhe çmime të papërballueshme, në zyrat e UKT-së mbretëron korrupsioni, arroganca dhe shpërdorimi. Skerdi Drenova dhe J.N vijojnë të jetojnë mes luksit të tepruar, ndërsa punonjësit shkarkohen në heshtje dhe fondet publike zhduken nga një skemë që duket gjithnjë e më shumë si një model i institucionalizuar korrupsioni.
Drenova ka propozuar një strukturë të re në UKT ku hirushja do të emërohet Drejtoreshë Kabineti dhe do të shkurtohen 200 vetë nga puna.
Udhëtimet Maj-Qershor, janë bërë të zakonshme për hirushen e Drenovës, pasi janë muaj relaksi me princin.
"Janë 6 koordinatorë, 6 këshilltarë dhe 4 nëndrejtorë që nuk vijnë në punë dhe marrin rrogat rregullisht. Ka nëndrejtorë të cilët kanë dalë në pension dhe vazhdojnë të marin rrogën",-konfirmon burimi për JOQ.
Rikujtojmë se Skerdi Drenova është drejtori famëkeq i OST i cili firmosi një tender prej 130 mijë euro për trajtim estetik të femrave të institucionit. Pasi investoi me fondet e institucionit mbi punonjësen e tij të preferuar.

Paai përdori fondet e shtetit për një tender ndërhyrjesh estetike të OST, Hirushja e Drenovës u sistemua në fytyrë, gjoks e vithe, nuk e shpërdori këtë investim, dhe tanimë është konform shijeve të Drenovës.
Princi dhe Hirushja, sipas të njëjtit burim, mbyllen në zyrë me orë të tëra me çelës. Ajo është jo vetëm e dashura por edhe sekserja e Skerdi Drenovës.
POSEDIMET (konfirmon i njëjti burim)
-Ditëlindja e saj për 30-vjetorin ka kushtuar 30 mijë euro në resortin me luksoz në Dhërmi, tek P Beachfront Resort
-Ora të shtrenjta dhe çanta Louis Vuitton i ndërron cdo ditë
-Shtëpia e banimit ku ajo dhe drejtor Skerdi jetojnë tek Komuna e Parisit është vënë fiktivisht në emër të prindërve pensionistë të Hirushes;
-Shtëpia në Dhërmi dhe në Qeret ku ajo shkon çdo fundjavë me drejtorin;
-Vila te Rolling Hills në emër të motrës së Hirushes
Si mundet një e re me pagë 85.000 lekë në muaj me dy prindër pensionistë pa asnjë të ardhur dhe pa prona zotëron pasuri marramendëse që nuk e justifikon dot?!
Përgjigja është e thjeshtë: Hirushja së bashku me Skerdi Drenovën kryejnë takime dhe pazare me operatorët me të cilët janë lidhur për procedura fiktive dhe të fryra, duke vazhduar të njëjtat skema e vjedhje si në OST.
Skerdi Drenova nëpërmjet saj qarkullon edhe lekët e korrupsionit që fiton nga tenderat si Drejtor i OST për 5 vjet, Albgazit dhe tani tek UKT.