Ditën e djeshme JOQ ALBANIA publikoi videon e një automjeti që lëvizte mes përmes bulevardit të Bajram Currit, Tropojë edhe pse diçka e tillë nuk është e lejueshme.
Në pamjet e publikuara, mund të shihej një mjet tip ‘BMW’ me targa angleze që lëvizte në bulevard pashqetësuar fare nga thyerja e rregullave,.
Fill pas këtij publikimi me dhjetëra mesazhe kanë mbërritur ne redaksinë tonë për drejtuesin e këtij automjeti.
Sipas banorëve të zonës, makina i përket djalit të kryetarit të bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, i cili ka pak kohë që është kthyer nga Anglia.
Por duke patur babain kryetar bashkie, edhe pse nën hetim për shpërdorim detyre, djali i Byberit s’i trembet ligjit dhe as ndëshkimit nga Policia, që s'dihet nëse ka marrë ndonjë masë ndaj tij që nga momenti i publikimit të videos.