Shoferja hyn kundërvajtje, kthen makinën në mes të autostradës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.07.2025, 15:00

Disa qytetarë kanë shpëtuar për pak nga një aksident i rëndë në segmentin e Unazës së Madhe të Tiranës.

Sipas një denoncimi të ardhur në redaksinë tonë, një grua është futur kundërvajtje në autostradë dhe ka tentuar të kthejë automjetin e saj në mes të rrugës, duke vënë në rrezik jetën e vet dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Në pamjet e siguruara, shihet momenti kur automjeti kthehet në mënyrë të rrezikshme, ndërsa dy makina që lëviznin në sensin e duhur detyrohen të ndalojnë plotësisht për të shmangur përplasjen. Denoncuesi tregon se përveç veprimit të papërgjegjshëm, drejtuesja e mjetit nuk tregoi asnjë shenjë pendese, por përkundrazi reagoi me arrogancë.

Zonja në kundërvajtje gati na mori jetën dhe përveç kësaj, na bënte edhe të fortën. Targat e mjetit ishin AA 399 IK,” shkruan denoncuesi.

Fenomeni i ngjarjeve të tilla po bëhet gjithnjë e më shqetësues, duke kërcënuar sigurinë e përditshme të qytetarëve. Shpeshherë, problematika nis që nga mënyra e pajisjes me leje drejtimi, ku jo në pak raste evidentohet marrja e patentës nga persona të paaftë për të drejtuar automjetin, duke sjellë pasoja të rënda në rrugë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit