Një qytetar ka denoncuar keqpërdorimin e hapësirave publike në lagjen e Medreses, ku një bar-kafe dhe restorant, që ndodhen në Medrese, vazhdojnë të shkelin rregullat dhe ligjet për përdorimin e hapësirave publike. Sipas tij, edhe pse ka nisur një fushatë për lirimin e hapësirave të zaptuara, ky biznes i fuqishëm nuk është prekur, duke u qëndruar i pandikuar nga autoritetet. Ai shton se rruga nga Selvia deri te Farmacia 10 ka marrë pamjen e një zone lufte, ndërsa ky subjekt qëndron stoik dhe i paprekur në krye të vendit.
Në denoncimin e tij, qytetari thekson se kjo situatë është një pasqyrë e padrejtësisë dhe përçarjes që ekziston mes qytetarëve të zakonshëm dhe atyre që kanë lidhje me pushtetin. Ai kërkon që ky fenomen të marrë vëmendje dhe të merren masa të menjëhershme për të siguruar drejtësi për të gjithë qytetarët, pa pasur ndikim lidhjet politike apo sociale. Siç thotë ai, "Ne jemi qytetarë pa miq dhe pa pushtet, por kërkojmë të drejtat tona."
Mesazhi i qytetarit:
Prsh JOQ, duke ju falenderuar që ekzistoni! Falë fushatës që ka filluar për lirimin e hapësirave publike (dhe jo vetëm), u kap dhe lagja e Medreses. Shumë dakord e fillojë aksioni nga vetë të zotët e këtyre "subjekteve"... por me një përjashtim, ndoshta më të fortët e Medreses ose servilit dhe lepirdhësit të partisë, me një bar-kafe dhe restorant mu në krye të vendit, nuk i hyri gjemb në këmbë. Rruga nga Selvia e deri te Farmacia 10 të jep përshtypjen e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, kurse te forti i lagjes, bar-kafe dhe restoranti i qëndron e fortë, stoike dhe e pa lëkundur. Ky është fati i shqiptarëve, ku disa janë të nënës e disa të njerkës. Anonim, ju lutem se mos përfundojmë si Leart Kasaj. Ju lutem postojeni! Biznes thoni që s’është prekur? Pjesa që është me dy videot dhe ajo që është me pisha. Jemi në pritje të postimit nga ana juaj! Se shtet nuk ka, falë jush na jepet drejta dhe ne, njerëzve pa miq e pa pushtet!