JOQ e denoncoi, ndëshkohet me 10 000 lekë gjobë shoferi i kamionit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.07.2025, 13:52

Mbrëmjen e djeshme, JOQ Albania publikoi një denoncim ku shihej një kamionist që kryente manovra të rrezikshme parakalimi në aksin Elbasan-Pajovë, duke kaluar në vija të pandërprera dhe në korsinë me sens të kundërt, duke rrezikuar seriozisht veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Pas shpërndarjes së pamjeve, Policia e Elbasanit ka reaguar duke njoftuar se drejtuesi i kamionit është ndëshkuar me një gjobë prej 10 000 lekësh të rinj, në bazë të pikave 16 dhe 10 të nenit 146 të Kodit Rrugor. JOQ shpreh mirënjohje për reagimin e autoriteteve.

U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të tregojnë më shumë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Vetëm duke pasur përgjegjësi në rrugë mund të garantojmë sigurinë e të gjithëve dhe të mos rrezikojmë jetën e të tjerëve për hir të adrenalinës së momentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit