Banorët e fshatit Muriqan prej javësh pa ujë, Ujësjellësi i Elbasanit: S’kemi materiale

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 31.07.2025, 12:34

Një banor i fshatit Muriqan të Elbasanit ka denoncuar një problem serioz në rrjetin e ujësjellësit që po prek banorët e zonës. Sipas tij, para një muaji ishte shtruar rruga e fshatit, por dy javë më vonë u çan tuba e ujit të pijshëm dhe që prej atëherë, për më shumë se një javë, banorët janë pa ujë. Ata kanë njoftuar disa herë Ujësjellësin për të riparuar dëmin, por asnjë zgjidhje për problemin në fjalë. Kjo ka sjellë një situatë të vështirë për të gjithë, duke e lënë fshatin pa ujë, ndërsa asfalti i rrugës është po ashtu i dëmtuar për shkak të ujit që ka dalë nga tuba e çarë.

Banori thekson gjithashtu se gjatë një vizite të shkurtër, përfaqësuesit e Ujësjellësit e kanë justifikuar mungesën e riparimit me mungesë materialesh dhe premtojnë se do të rikthehen, por që nuk kanë bërë asnjë veprim konkret. Pas kësaj vizite, ata nuk janë kthyer më, duke lënë banorët të frustruar dhe pa asnjë zgjidhje për një problem që po zgjat për më shumë se një javë. Situata ka shkaktuar shqetësim te qytetarët, pasi mungesa e ujit është një problem themelor për jetesën e përditshme, ndërsa dëmtohet edhe infrastruktura e sapo ndërtuar.

Përshëndetje JOQ Albania! Dua të bëj një denoncim. Para një muaj shtruan rrugën e fshatit Muriqan të Elbasanit. Pas dy javësh u ça tuba e ujit të pijshëm dhe ka 7 ditë kështu pa rregulluar. Banorët nuk kanë ujë në shtëpi. Kemi njoftuar Ujësjellësin por thonë do vijmë sot, do vijmë nesër si përfundim nuk kanë ardhur se thonë nuk kemi materiale e gjëra. Po ngrihet asfalti lart nga uji. Një ditë erdhën të ujësjellësit na thanë nuk kemi material dhe nuk erdhën më”, shkruan banori për JOQ.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit