Një qytetar ka denoncuar një rast të abuzimit me hapësirat publike në Tiranë, ku një pronar i një hoteli ka zënë një pjesë të madhe të trotuarit dhe parkimit, duke bllokuar aksesin për qytetarët. Sipas denoncuesit, bëhet fjalë për Arjan Avllain, pronar i Hotel Austria, i cili ka pushtuar hapësirën përballë Prokurorisë së Përgjithshme dhe është ende në shkelje të ligjit, ndonëse ka pasur aksione të organizuara për lirimin e hapësirave publike. Qytetari ka njoftuar Bashkinë e Tiranës, por, sipas tij, nuk është marrë asnjë masë për të zgjidhur këtë problem.
Ky rast ngrit dyshime mbi efektivitetin e aksioneve të kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike. Denoncuesi thotë se urdhri i fundit nuk ka prekur të gjithë ata që shkelin ligjin, duke lënë jashtë veprimit disa pronarë të pabërgjegjshëm që vazhdojnë të abuzojnë me hapësirat publike. Kjo tregon se ndonëse ka një përpjekje nga qeveria për të rregulluar situatën, veprimet nuk janë të plota dhe nuk kanë zgjidhur problemet që ndodhin në disa zona të kryeqytetit.

“Përshëndetje! Doja të denoncoja një rast se si zihen parkimet dhe hapësirat publike nga çadrat e lokalit me pronar të papërgjegjshëm në qentë të Tiranës. Konkretisht përballë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë, tek hotel Austria. Personi që e ka zënë këtë hapësirë quhet Arjan Avllai, pronar i hotel Austria te 9-katëshet. Lokali vazhdon të jetë i paprekur nga aksioni i fundit i urdhëruar nga kryeministri Rama për lirimin e hapësirave publike. I kemi bërë ankesë bashkisë por asnjë masë”, shkruan qytetari për JOQ Albania.
