Kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër që hapësirat publike duhet të lihen të lira. Por si çdo urdhër i madh që ka dalë nga zyrat e qeverisë, ky gjithashtu ka një përjashtim të veçantë, miqtë e pushtetit. Pasi në këtë vend, të tjerët duhet të respektojnë ligjin, por ata që kanë lidhje me të fortët e politikës mund të vendosin rregullat e tyre.
Një shembull i shkëlqyer i kësaj logjike është ndërtimi i një godine në një zonë të shpallur turistike në Gramsh nga vetë kryeministri. Një qytetar shkruan se në zonën e hidrocentralit të Banjës po ndërtohet një godinë e paligjshme në tokë shtet.

Qytetari shkruan se lokali ka pronar shtetasin Nertil Hoxha, shok i kryetarit në Cërrik, Andis Salla. Policia, IMT dhe IKMT për miqtë e pushtetit nuk veprojnë. Si duket për to, ligji është më fleksibël dhe ndërtimi i një ndërtese pa leje mes një zone të shpallur për turizëm është krejtësisht i papërfillshëm.
![]()
“Përshëndetje! Dua të bëj denoncim te ju. Jeni i vetmi zë i joni. Në zonën e hidrocentralit të Banjës në Gramsh, është ndërtuar një super godinë në tokë shtet, pa asnjë dokument dhe plus në një vend ku vetë kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si zonë turistike. Si ka mundësi që nuk reagon për prishje Policia, IMT dhe IKMT Elbasan? Këto largojnë çadrat që shesin shalqi dhe jo këtë objekt që lulëzon në mes të vendit. Një godinë e madhe, lokal. Pronar është Nertil Hoxha, shoku i kryetarit në Cërrik, Andis Salla”, shkruan qytetari për JOQ.
![]()
Në këtë realitet, është e qartë që lirimi i hapësirave publike është një koncept që ndoshta ekziston vetëm në teorinë e dokumenteve zyrtare, por që kur vjen fjala për të afërmit e pushtetarëve, mund të marrë forma të reja, shumë më kreative. Si gjithmonë, rregullat janë për të thjeshtët, jo për ata që kanë lidhje me pushtetin.