Çuni iu përfshi në sherrin e nipit të Frrokut dhe djemve të Selimllarit, Nar Koka reagon për JOQ

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 31.07.2025, 09:55

JOQ Albania publikoi sot lajmin për një sherr të dhunshëm të ndodhur në Dhërmi, ku janë përfshirë individë të njohur, përfshirë nipin e ish-deputetit Mark Frroku, Leon Frroku, djemtë e ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni, si dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka. Sipas dëshmitarëve, shkaku i përleshjes ka qenë një femër dhe inatet e mëparshme mes palëve.

Pas publikimit të lajmit nga JOQ Albania për sherrin e dhunshëm në Dhërmi, ku pasardhësit e "VIP-ave" e politikës shqiptare u bënë protagonistë të një skene më të nxehtë se një serial aksion, ka reaguar Leonard Koka, vëllai i ish-ministrit Lefter Koka. Nar Koka ka theksuar se ai është babai i një prej djemve të përfshirë në sherr. Koka shkruan se djali i tij ka qenë vetëm për të shuar sherrin.

Mirëmëngjesi! Keni nxjerrë një artikull për nipin e Lefter Kokës, që është normale, por nëse ka qenë nipi i tij, ai ka një baba. Nuk është nevoja ta përzini Lefterin se ai është djali im dhe unë quhem Leonard Koka. Ai është duke i ndarë dhe po të futesh të ndash dikë që po zihet je pjesë e sherrit. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Leonard Koka, babai i djalit që shihet në sherrin e regjistruar në Dhërmi mes nipit të Mark Frrokut dhe djemve të Valbona Selimllarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit