Klienti gjen një dhëmb brenda krepit tek “21 Dhjetori”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.07.2025, 22:07

Një qytetar ka denoncuar një rast të pazakontë dhe shqetësues që i ka ndodhur në një piceri në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë. Sipas mesazhit të dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania, ai kishte porositur një krep, por brenda tij ka gjetur një copë dhëmbi, një ngjarje e papranueshme për çdo standard higjiene dhe sigurie ushqimore.

Ngjarja ka shkaktuar neveri dhe shqetësim te qytetari, i cili kërkon të mbetet anonim, por e ka ndarë për të treguar nivelin alarmant të pakujdesisë në përgatitjen e ushqimit, që rrezikon shëndetin e klientëve.

Ky rast shton edhe njëherë pyetjet serioze mbi kontrollet e sigurisë ushqimore dhe përgjegjësinë e lokaleve që shërbejnë ushqime për konsum publik, sidomos në zona të frekuentuara të qytetit si “21 Dhjetori”.

Mesazhi i qytetarit:

"Përshëndetje JOQ. Mora një krep te një piceri te “21 Dhjetori” dhe më qëlloi një copë dhëmbi brenda.
Anonim ju lutem".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit